Zhargonisht mor plak!

Mirë se na urdhëruat në faqen e parë të fjalorit zhargon në shqip, ku secili mund të thotë të vetën.

Nëse doni të shtoni një fjalë të re shkoni tek menuja “Shto fjalë” ↑.

Nëse doni të plotësoni apo të kundërshtoni kuptimin e një fjalë që ekziston, shkruajeni në komentin e asaj fjale.

Për gjithçka mund të na dërgoni e-mail tek menuja “Dy gisht kartë” .

 Ju lutem përdorni në kërkim “ë” ose “ç”.

Sharjet lejohen vetëm në funksion të fjalorit, jo ndaj individëve.

Ia qëllofshi!

Postime Së Fundi

Rrumaduc

Njeri i shkurtër dhe i shëndoshë. Përdoret me kuptim negativ, përkeqësues. Disa e përdorin edhe “rramaduc”. -Mos na e sill mo ate rrumaducin k’tu!    

Halapirdh

Halapirdh është dru i gjatë, por e përdorim për njerëzit që kanë një gjatësi jashtë normales. -Sa i gjatë qenka ky, si halapirdh!

Havakush

Pallua ose karabush (kryesisht përdoret në rajonin e Gjakovës – pjesët e tjera të Kosovës përdorin fjalën sllave “Paun”).

Më Tepër Postime