1. Dru i gjatë, shul, që vendosej prapa derës për ta mbyllur në mënyrë të sigurt.
– M’u ul përpara një manall i gjatë, që s’më la të shifja gjë.– Ik, o manall, se nuk ka vend për tre veta këtu, ulu andej.
Të dyja kuptimet përdoren për mashkullin e gjatë, por që është i pavetëdijshëm për bezdinë që shkakton me përmasat e fizikut të tij, apo për cilindo individ që ta sjell në majë të hundës, pavarësisht përmasave fizike.