Disko shpie

Shumë të preferuara gjatë viteve ’80-’90. Ishin festa që bëheshin në shtëpinë e dikujt me rast ditëlindjeje ose edhe me sebepe idiote. Bëheshin kryesisht paradite, kur ata të shpisë ishin në punë. Karakteristike ishin prania e një majtafoni (magnetofon), që ose e kishe vetë ose e merrje me xhiro nga ai që e kishte, kaseta audio me të njëjtat këngë që qarkullonin nga dora në dorë, “çmendje” të komshinjve nga zhurma e madhe, që pasohej nga spiunlliku tek njerëzit e familjes, ponç, konjak, fërrnet, vonë edhe ndonjë Fanta ose Coca-Cola. Në disko shpie përfitoje nga rasti të puthje “dashnoren”, të zije dashnore, t’ia luaje atij që të pëlqente, t’i hidhje gocave hi cigareje në ponç që të bëheshin tapë, të luaje me shishe. Diskot e shpisë kishin nam të madh si vende ku humbej virgjëria, po kjo më shumë ishte legjendë urbane.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s