Përdoret në jug për “vizitor i huaj, i panjohur” për vendasit. Boti vjen nga botë, pra diçka e përgjithshme. Ndaj kjo fjalë është më asnjanëse se “i panjohur” e cila seç ka një sens negativ që ia jep parashtesa mohuese “pa”. Boti është përkufizim pozitiv, njeri i botës.
– Të kërkon llogari boti (të kërkon llogari tjetri, pra mbetet përsëri anonim, i pashquar). – Po vijnë dy botër (po vijnë dy vizitorë që nuk po i dalloj dot se kush janë).