1. Hutohem, shpërqendrohem (sinonim llashem)
-U trasha fare, e harrova gjithë pjesën2. Më lodhet koka (sinonim ënjte)
– Na trashi ajo e kimisë, daku!-Boll se na trashe me kët muhabet!
3. Dehem
– Ika unë, u trasha me një tekeMe këtë të fundit lidhet edhe shprehja “m’u trash llapa”.
Plotësuar nga Gzili:
Të shndërrohesh momentalisht në rob të trashë apo të dukesh si i tillë. Të të kaplojë trashja. Trashja paraqitet në dy lloje kryesore: përjetimi i habisë dhe hutimit njëkohësisht, shoqëruar me shtangie, si edhe mërzia në kufi të padurimit. Tulatja si pasojë e intoksikimit me substanca psikotrope njihet po ashtu si trashje. Por trashja më e rrezikshme shkaktohet zakonisht vetvetiu, nga efekti i thjeshtë i kalimit të kohës bosh.