Raketë

Gjoksi i një vajze zakonisht i mbajtur lartë me recipeta me të përforcuara nga poshtë ose në mënyrë natyrore dhe të ekspozuara me anë të bluzave të ngushta në formë raketash.

Ka lindur nga një djalë që shumë vite më parë pyeti një vajzë:

– A je për luftën apo për paqen në botë?
– Për paqen natyrisht, – tha ajo.
– Po atëherë përse këto dy raketa i ke ngritur gati për të goditur?

Kapistër

Në gjuhën e Tiranës së viteve 1930 Kapistër përdorej sinonim i kollares. Në gjuhën konvencionale janë rripat që përdoren për të drejtuar një kalë. Aludohet se duke qenë se njerëzit me kollare qenë të paktë në ato vite, publiku i shihte si kuaj të lidhur me kapistër.

Përdorimi i kësaj fjale është identifikuar fillimisht nga Mustafa Greblleshi te libri Muhamet Tirance me Liun e Cakut