Rrëmbythje

Njëjës dhe shumës. Njeri i vulgut, i lënë mënjanë dhe i pazhvilluar, zotërues i një inteletki me tipare fort të prapambetura, që përdoret nga të tjerët për arritjen e qëllimeve, apo thjesht tallet e vihet në lojë.

– Po unë jam i ftuar o, kam vëndin tim, e kam me ftesë. Pse, ça më di ti mua o, rrëmbythje tutje!?

Manall

1. Dru i gjatë, shul, që vendosej prapa derës për ta mbyllur në mënyrë të sigurt.

– M’u ul përpara një manall i gjatë, që s’më la të shifja gjë.
– Ik, o manall, se nuk ka vend për tre veta këtu, ulu andej.

2. Kar. Sinonime: hajdar.

Të dyja kuptimet përdoren për mashkullin e gjatë, por që është i pavetëdijshëm për bezdinë që shkakton me përmasat e fizikut të tij, apo për cilindo individ që ta sjell në majë të hundës, pavarësisht përmasave fizike.

Aqif Kopertoni

Një personazh mitik, fort i njohur në Tiranë, nga gjeneralitetet e të cilit dimë vetëm emrin dhe mbiemrin. Ka qenë shok shkolle me Aspi Karralloin (shih: Aspi Karalloi), por jo shok klase, sepse ka qenë më i vogël në moshë. Aqif Kopertoni ka qenë i shquar për personalitetin e tij që nuk ia përfillte askush, objekt talljesh dhe vëniesh në lojë. Në fakt, ky emër sot përdoret për të talluar apo vënë në lojë dikë, por me klas dhe pa ndyrë gojën. Shkurt thërritet dhe Qife.

Shënim: Qife të mos ngatërrohet me Qifen e Elbasanit. Ky i fundit është një personalitet i nderuar, Aqif Pashë Elbasani (Aqif Biçakçiu), patriot dhe veprimtar në dobi të lëvizjes për pavarësi, prefekt i Elbasanit pas shpalljes së Pavarësisë dhe Ministër i Brendshëm në qeverinë e Princ Vidit.

Aspi Karralloi

Emër i përveçëm. Aspi Karralloi është një personazh mitik, i lindur dikur pas Luftës së Dytë Botërore, por i pa regjistruar në asnjë regjistër lindjeje.

1. Përkufizon personin mendjelehtë, që nuk e vë ujin në zjarr për asgjë,  duke i bën dëm vetes dhe të tjerëve.

2. Përkufizon edhe njeriun që bën sikur di gjithçka, por në fakt nuk di asgjë. (Për antonim, shih përkufizimin 3).

3. Përkufizimi 3 është antonim i përkufizimit 2. Nënkupton njeriun që di gjithçka, por që shtiret sikur s’di asgjë, zakonisht për të rrëshkitur (shih: rrëshkas) nga një situatë e pakëndshme, për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi.

Shkurt përdoret edhe si aspi apo karrallo.

– Mos boj si aspi.
– E kisha me aspi (nuk e kisha me gjithë mend).
Iku karralloi, dhe s’mi solli çelsat, ngela përjasht.

Piçkmongëz

Piçkë që s’të lë gjë mangut (prej nga e ka origjinën edhe vetë fjala), që s’ta lë fjalën pa e kthyer. Femër provokuese, që qëndron mbi gjithë femrat e tjera, por edhe me tipare tradicionale burrërore. Është e fjalës dhe muhabetit, por edhe e ëmbël dhe femërore, atëherë kur i do piçka. Në qëlloftë të jetë zonjë shtëpie, nuk i mungojnë paratë.

Zarife

Një lloj biondine, e cila ka një nga dhëmbët e parë të thyer. Përpiqet ta mbajë gojën mbyllur, sepse nuk ka ç’të thotë, por edhe sepse i mban erë goja. Sa herë merr kurajën të flasë, thotë fjalë e shprehje të mëdha, të cilave nuk ua di kuptimin.

 

Morr bythe

Njeri i ngjitur, që s’të shqitet asnjë çast dhe të ndjek gjithmonë nga pas. Vetia e tij dalluese nga fuksi (shih: fuks) është se nuk përçon informacione gjetiu. Morri i bythës qëndron gjithmonë pas shpinës sate, por pa pasur të përbashkëta me piçkëllonjën (shih: piçkëllonjë, kuptimi 2).

Piçkëllonjë

1. Femër e vendosur për të treguar epërsinë e saj seksuale ndaj sishoqeve të veta nëpërmjet ekspozimit të sa më shumë pjesëve të trupit përmes veshjeve ekstravagante dhe ngjyrave verbuese (prandaj dhe mbaresa –llonjë, si xixëllonjë). Kjo femër shkon paketë bashkë me sjelljen gjithë naze, që të këput muskujt e bythës. Imitim i shpëlarë i modelit Perëndimor sex appeal.

– Ueeee, ma kap i çik atë piçkëllonjën si m’i tund bythët, ma hoqi trunin!

2. Përdoret për meshkujt që kanë përqafuar idealet e lëvizjes LGTB.

– O lale, mos t’shof mo me atë piçkëllonjën, se na fëlliqe.

3. Përdoret edhe në komunikimin mes shokëve, duke nënkuptuar afrimitet dhe mbështetje të sinqertë miqësore.

– Ho me piçkëllonje, 3 orë me u bo gati, nordhi Roza për kocka. (shih: Roza).

Zhabzi

Mbiemër përçmues (me nota të theksuara raciste), që i vihet një personi të babëzitur për të ngrënë gjithçka, por kurrë nga të vetat. Prejardhjen e ka nga ngjyra e errët e lëkurës së pjesëtarëve të komunitetit rom: zhabë+zi = lëkurë+zi, por në përdorimin modern mund t’i jepet cilitdo qytetar të botës.

– Ik ore zhabzi, gjithmonë nga farat e mia do marrësh ti?
– Zhabziu i mutit, m’i mbaroi rizat! (riza = cigare, shih tek riza).

Babrrojs

Mbiemër me prejardhje krahinore. Lidhet me fshatin Babrru, dikur i ndodhur në bregun e djathtë të Lumit të Tiranës (lumi Tërkuzë), jashtë vijës së verdhë të kryeqytetit. Përcakton tipin e mashkullit garip, që s’ia përton kujtdo që i shkel në kallo. Babrrojsi ka ekzistuar para pellazgut (shih tek pellazg) dhe ishte personifikimi i forcës mashkullore të pakultivuar. Me kalimin e kohës dhe pas ndryshimeve demografike që pësoi qyteti i Tiranës, babrrojsit shitën tokat e tyre, u shpërngulën brenda vijës së verdhë dhe u asimiluan me popullsinë vendase, apo emigruan jashtë shtetit. Nga babrrojsi i dikurshëm sot ka mbetur vetëm emri, pasi edhe ura pasarelë, personifikimi i fshatit Babrru dhe i banorëve të tij, sot është zëvendësuar nga një urë e palëvizshme betoni.

Zdromse

Mbiemër. Femër e lënë pas dore, sinonim me zgardaballë. Ndryshe nga zgardaballa, zdromsja i ka të fituara vetitë që i japin këtë mbiemër, pasi është konsumuar, rënduar apo lodhur nga jeta, dhe nuk ka më forca mendore dhe fizike për të përfaqësuar një qenie njerëzore që kujdeset për vete (kjo për shkak edhe të paaftësive të theksuara të intelektit).

Zgardaballë

Emër që kryesisht përdoret për të etiketuar femrën e patinosur e të suvatuar, të lyer me të gjitha llojet e ngjyrave të mundshme, me qëllim për ta thyer pasqyrën me bukurinë e vet, por që, në fakt, arrin vetëm të theksojë dhuratat që nuk ia ka dhënë natyra. Tipike për zgardaballën është veshja ekstravagante në çdo orë të ditës, makijazhi që nuk mungon kurrë, këpucët me taka dhe me majë (mund të jenë edhe nr. 40), qerpikët falsë dhe bizhuteritë e stërmëdha, por të rreme. Në kohërat klasike zgardaballa paraqitej edhe me dhëmbë të nxirë apo të thyer, të cilët nuk i kishte parë kurrë syri i dentistit.

Përdoret edhe për të etiketuar mashkullin karrallo, shtremaluq e pak gallof.

Pellazg

Sinonim me çeçen. Emër që përdoret për tipa dhe karaktere njerëzish të paepur dhe krenarë, të cilët pretendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe janë gati ta mbrojnë me çfarëdolloj kushti “të drejtën” e tyre. Zakonisht, argumenti i tyre kryesor është dhuna, metodë mbijetese e përdorur edhe nga paraardhësit e tyre, pellazgët. Sikundër e tregon dhe vetë emri, janë mbrojtës së teorisë pan-pellazgjike, paçka se mund të ngatërrojnë ilirët me pellazgët.

Farfallë

Nga italishtja “flutur”, por pa asnjë lidhje me origjinalin.

1. Pjesa e një valvole që ndalon kthimin pas të lëngjeve apo ujit.

2. Organi gjenital femëror.

– Ta hongsha farfallën.
– Ah, ça farfalle paske.

3. Gryka, fyti, kur i zoti e përdor pa kriter për të ngrënë apo për të pirë.

– Avash plako, sa të qeka hap farfalla, ha e thave shishen!
 

4. Në zonën e Fierit nënkuptonte bythën.

– Na cave zgardaballën

Kaçurrel

Kokteili origjinal shqiptar, një përzierje pijesh, fort e famshme në vitet ’80 e në vazhdim në lokalet e lagjeve, mencat e punëtorëve/studentëve, apo në lokalet pranë korpuseve universitare. Përbërësit bazë janë fërrneti (Liburn apo Redon), konjaku (Skënderbe) dhe ponçi (markën do ta shtojmë kur të na kujtohet). Duhet theksuar se përdorimi i çdo lloj pijeje të huaj prish formulën magjike të kaçurrelit. Kaçurreli ka qenë pija e preferuar e studentëve në mëngjeset e fohta të dimrit, para orës së parë të mësimit.

– I futa një dopjo kaçurrel para orës së parë, po u dashka edhe një tjetër, se thava fare.