I referohet urinës, zakonisht përdoret për fëmijët e vegjël
– Do bësh çiçin t’keqen mami? – Më shpëtoi çiçi….Kategori: C
Çyryk
Mund t’i thuash një personi që duket sikur ka sjellje të çuditshme dhe që nuk i funksionon një pjesë e trurit.
– E la punë ajo çyrykja… – Ai çyryku u zhduk, nuk ka lënë as numër telefoniCub
I fortë, përdorej në vitet ’90. Prejardhja nga cub: kaçak malesh. Në qytet përdorej me kuptimin i fortë, gangster.
– Të duket vetja cub?– Pse na bo kshu si cub!
Çerr
Fëmijët më të vegjël tek lagjja. Në një kuptim tjetër, tipat që dikush i mban me vete për të bërë punë të vogla e të parëndësishme si blerje paketash etj.
Çiçivellë
Fjalë që përdoret për të karakterizuar një femër të lehtë, pa shumë intelekt, që konsiderohet pa vlerë në shoqëri.
Ç’i qi robt!
Të mos e vrasësh mendjen për diçka.
– Jam mërzitur sot se kam ngel pa lek.– Ç’i qi robt me plako!
Cucllat
Altoparlantë të vegjël që futen në vesh për të dëgjuar muzikë. Shpesh përdoret edhe shprehja dëgjojse.
Çiqitëmizëm
Shkujdesje e moskokëçarje në administrimin e punëve publike (shpjegohet nëpërmjet nga “ç’i qi t’ëmë“).
Krijuar nga Aurel Plasari, në shkrime të tij.
Çiks
Kur bën si garip, po nuk i plotëson kushtet, garip në tentativë.
– E pe si bonte? Si çiks!– Kujt i bo çiksin ti me lila?
Çakarsi
Dikush që të çan karin vazhdimisht, qoftë si qëllim në vetvete, qoftë si mjet për të arritur atë që do. Çakarsi zakonisht nuk duron çakarje nga të tjerët, por është shumë i lumtur t’ua çajë të tjerëve deri në dhimbje të padurueshme.
– Filani osht bo shum çakars kohëve të fundit– Osht rob çakars, mos u merr me të…
Cicë
Gjendja e turbulluar mendore e dikujt, që ka konsumuar me tepri pije alkoolike apo çfarëdolloj substance tjetër.
– Ishte bo cicë, nuk shifte nga shkote.– Nuk maj men ça kom thon mrom, isha cicë!
Të çaftë ujku!
Mallkim, shprehje që përdorej më shumë në fshat, por nga fshati erdhi në qytet. Përdorej p.sh. në raste trafiku, kur i thoshte shoferi-shoferit:
– Ku shkon, o të çaftë ujku!Çeçen
Njerëz të pakulturuar, të zbritur në qytete nga rrethinat, që zunë toka si u deshi qejfi dhe u binin në qafë vendalinjve, sidomos femrave, duke shkelur normat qytetare.
– Bo! Erdhi ky çeçeni!