Thuhet për një person frikacak, që fshihet pas të tjerëve.
Kategori: K
Kollitem
Në fund të viteve ’80 kishte kuptimin “paguaj” ose “jap llogari”.
-Prit nji herë, ku po shkon kshu? Kollitu nji çik se e qelbe t’u pi n’kurriz t’shoqnis!Kërrnac
Çdo qindarkë që prish mendohet 100 herë saqë ia prish mendjen dhe s’e prish fare. P.sh. Skruxhi njihet si personazhi legjendar që e persifikon më së miri këtë fjalë. Ndërsa në Shqipëri e mbajnë rekordin gjirokastritët.
-Kërrnaci as që u mundua ta nxirrte portofolin.Si kau pelës
Përdoret kur ia fut kot muhabetit, flet pa lidhje. Ka konotacion seksual, është njësoj sikur një ka të shkojë me një pelë, pra pa lidhje.
– Ia ke fut si kau pelës, më mirë mos fol më!Kanceroze
I referohet dikujt që e ke shumë inat, që bën veprime të këqija, njeri i keq.
– Ajo kancerozja i bëri gjërat lëmsh!Këshilli i ndrikullave
Përdoret kur mblidhen një grup femrash dhe merren me llafe, bëjnë thashetheme.
– Qenkeni mbledhur si këshilli i ndrikullave!Koqe kandari
I referohet dikujt shumë budalla, që nuk i mendon gjërat mirë (shiko koqe)
– E pranoi vendin e punës? – Jo – O, po ai është koqe kandari fare, ça pretendon më shumë?Kollarexhi
Njeri që ua fut të tjerëve, duke i marrë diçka borxh dhe nuk ua kthen (shiko bën kollare)
Bën kollare
Përdoret kur i merr borxh dikujt dhe nuk ia kthen (shiko kollarexhi)
– I bëri kollare ajo tipja!Kararrospi
Shkalla sipërore e ofendimit për një femër që shkon me shumë meshkuj njëkohësisht ose që bën veprime të ulëta.
Kollodok
Organi gjenital i mashkullit.
– Ti je kokrra e kollodokut!Më plasi kari
Përdoret kur dikush të thotë diçka dhe ty nuk të intereson.
Kalafmi
Për të theksuar fort se sa i papjekur është bashkëbiseduesi i thuhet ky term, i cili është një bashkim i “kalama” dhe “fëmijë”.
– Dava kalafmish…Kotnasikoti
Kot fare.
– Ia ke fut kotnasikoti! – Shih kjo, kotnasikoti tani!Karderr
Një njeri që s’e çan kokën për gjë. Tip i fortë me tipare të theksuara mashkullore.
Kallare
Tip lloshi, shërbëtori, puthadori, që i shkon mbrapa dikujt apo gëzon privilegje në këmbim të servilizmit pa kufi ndaj dikujt.
Karepsje
Hutim i çastit, humbje e përkohshme e mendjes. Karepsje ndryshon nga karosje, sepse kjo e fundit është një gjendje permanente budallallëku që nuk kurohet.
Kakam
Pjesëtar i bandave të Vlorës në 1997. Përdoret për dikë që mbahet si i fortë dhe ka emër. (Në fakt Kakami dhe Dadami kanë qenë personazhe të disa revistave periodike të tipit “comics” në kohën e Enverit).
– O lale kur s’i njef robt, mos bëj kot si Kakam!Vari karin
Varja, mos u merr me atë punë, atë muhabet, nuk ia vlen.
– Hë mo, vari karin, muhabet koti!VK
Akronim i Vari Karin
Varja
Shkurtimi i moderuar që nënkupton “vari karin“.
Karos
Përdoret kur një njeri të trash keq fare.
– Boll me kët muhabet se më karose fare!– U karosa keq në punë sot.
Konviktore
Fjalë që personifikon femrën provinciale, injorante, pak baxhellë, pak te emancipuar (artificialisht), pabukse, zhulse dhe të paskrupullt. Konviktorja është modeli i femrës që zakonisht vjen erë djersë, pasi nuk e ka qejf ujin, por që floket i ka prej ditësh të krehur drejt te parukeria. Nuk është domosdoshmërisht nga rrethet dhe nuk jeton domosdoshmërisht në konvikt. Më shumë se përkatësi vendi tani është përkatësi mënyre të jetuari ose sjelljeje.
Kalec
Fjalë fyese që përkufizonte disa tipa të caktuar njerëzish të para viteve ’90, të cilët ishin kryesisht injorantë dhe me profesion pak polic, e pak sigurims. Përdorej edhe për të etiketuar njerëzit servilë e shërbëtorë ndaj pushtetit, që merren me spiunllëqe.
– Ik ere kalec muti!Kokë xhangalle
Që e ka kokën si xhangalle (bajame e pabërë), i papjekur, që sillet si fëmijë.
– O kokë xhangalle! – Qenke xhangalle fare!Karabush
Njeri me trup të bëshëm, por pak si budalla, bosh nga mendja, që nuk mbush.
– Qenke karabush! – Erdhi karabushi.Katrapatra
Mënyrë të foluri apo të vepruari pa standard ose pa përgjegjësi (sinonim me shatrapatra).
Kardinale
Mbiemër, haset tek shprehja “goc kardinale”, që nënkupton “goc e bukur”. Etimologjinë e ka nga emri i aktores italiane Claudia Cardinale, e cila i pat tronditur për mirë shijet estetike shqiptare mbi bukurinë femërore.
Kapistër
Në gjuhën e Tiranës së viteve 1930 Kapistër përdorej sinonim i kollares. Në gjuhën konvencionale janë rripat që përdoren për të drejtuar një kalë. Aludohet se duke qenë se njerëzit me kollare qenë të paktë në ato vite, publiku i shihte si kuaj të lidhur me kapistër.
Përdorimi i kësaj fjale është identifikuar fillimisht nga Mustafa Greblleshi te libri Muhamet Tirance me Liun e Cakut
Futi t’katrin
I referohet “Futin marshin e katërt“, sipas marsheve të makinës dhe nënkupton “shpejt”. Përdoret në varësi të rrethanave.
1. Ik shpejt, ecën shpejt.
-Futi t’katrin shoku, para se ta hash nanji. – I fute t’katrin mi? Se na more frymën duke t’gjëmu nga mbrapa.
2. Flet shumë shpejt
– Kjo flet sikur i ka fut t’katrin. Asigjo s’morëm vesh.Koqe
Kuptimi i parë i kësaj fjale është testikul.
-Më dhemb koqja e majtë…
-Po ik vizitohu mër kar!
Një kuptim tjetër i kësaj fjale, është diçka e vogël në formë kokrre ose të rrumbullakët.
-Ik na blej nja 4 koqe vezë te dyqani.
Përdoret për të përcaktuar një person, i cili nuk është treguar shumë i zgjuar.
-E dëgjove të fundit nga Nard Ndoka?
– Jo, çfarë mençurie tjetër ka thënë koqja?
Gjithashtu, nënkupton një aftësi për të qenë argëtues përtej kufijve të pritshmërisë.
Personi A i tregon personit B një histori shumë të çmendur dhe qesharake që i ka ndodhur.
-Hahaha ..sa koqe qe je!
Toç kuklle
I referohet një personi kokëbosh, që ashtu si toçi (koka) i një kukulle bën jehonë kur troket në të.
Kujdes në përdorim, sepse disa persona e kuptojnë si koka e organit mashkullor.
Kacidhjar
Kurnac, njeri që s’e fut kurrë dorën në xhep.
– Ho me, kacidhjaro, deshe me rrëshkit pa i lon lekët e kafes?Karafil në zall
Mashkull apo femër që rri gojëkyçur, siç mund të rrijë një karafil në mes të zallit, dhe vetëm sa bën hije në mjedisin ku jeton/frymon. Budalla, teveqel.
Kaçurrels
Emër që i jepet mashkullit me flokë të qethur “0” (zero), ose të rruar. Megjithëse padrejtësisht, përdoret edhe për meshkujt që kanë humbur një pjesë të mirë të flokëve rreth moshës 30 vjeçare.
Antonim: flokë me shtrat.
Kaçurrel
Kokteili origjinal shqiptar, një përzierje pijesh, fort e famshme në vitet ’80 e në vazhdim në lokalet e lagjeve, mencat e punëtorëve/studentëve, apo në lokalet pranë korpuseve universitare. Përbërësit bazë janë fërrneti (Liburn apo Redon), konjaku (Skënderbe) dhe ponçi (markën do ta shtojmë kur të na kujtohet). Duhet theksuar se përdorimi i çdo lloj pijeje të huaj prish formulën magjike të kaçurrelit. Kaçurreli ka qenë pija e preferuar e studentëve në mëngjeset e fohta të dimrit, para orës së parë të mësimit.
– I futa një dopjo kaçurrel para orës së parë, po u dashka edhe një tjetër, se thava fare.Kar me nyje
Përdoret për djemtë që jo vetëm kanë më pak tru se koka e organit gjenital mashkullor, por janë edhe të pa gdhendur, me nyje.
Kokërr
Përcakton shkallë sipērore.
– Nuk kam kokrrën e lekut. – Është kokrra dembelit. – Është kokrra e kokrrës.Kopistër
Rrëzim me shpinë në tokë.
(Përdoret në Kosovë)
Kokrra e karit
Shkalla sipërore e një budallai, të trashi.
– Kush ai? Ai është kokrra karit!Kallo
Përdoret në rastin kur pihet bar.
– Ky kalloi qeka i mirë.Këte
Përdoret në rastin kur pihet bar (origjina: teke bar, mbrapsht)
– A do na bosh nai këte?Krizë
Një njeri cool, që nuk i bëhet vonë ç’mendojnë të tjerët, bën si do vetë dhe ka sjellje origjinale.
– Ajo është krizë fare, plako!Katal
Sinonim i fjalës jevg, po jevg pak si i fortë.
– E kishte lon me taku Mond katalin.Kërrcu
Kur je shumë i pirë, tapë.
Kokëshpullë
Njeri që e ka kokën të rrafshët sipër, sikur e kanë rraf gjithë jetën me shpulla.
Kref
Ha ose pi qyl në kurriz të dikujt.
Kar
Organi seksual mashkullor, si sharje. Ndryshon sipas kontekstit.
I thuhet dikujt që nuk është i zoti të qullosë asgjë, nuk kupton.
– Ti je kar fare!I thuhet një shoku të afërt që të bën shumë për të qeshur, pas ndonjë karagjozlliku të radhës, si për t’i rritur vlerat dhe për të treguar që është unik.
– Ti je kar komplet!Shprehje habie.
– Ça thu, mo kar!King
Simpatik. Ndonjëherë përdoret edhe jashtë kontekstit të pamjes, për një çun me rregulla, parime, humorist, të shoqërisë.
– Është çun king.