Paraja në gjuhën rome. Në vitet ’80-’90 kështu thërritej paraja, sidomos në mjedise ku ndihej mungesa e saj.
-Po ke llovi e ke menien! -Ik ere dreq se se kena për t’vdek nji dit!Kategori: LL
Llashje
Sinonim i fjalës trashje. Buron nga “M’u llash trapa“.
M’u llash trapa
Lojë me rrokjet e fjalës “m’u trash llapa“. Prej kësaj buron edhe llashje.
Plotësuar nga Gzili: Një variant i pjesshëm i trashjes së përgjithshme (shih “trashem“), i ngjashëm me anestezinë lokale. Bllokim apo vështirësim i rendit normal të të folurit. Shkaktohet nga lodhja, veprimtaria hiperaktive e gjuhës, intoksikimi me lëndë dehëse.
Shprehja bëhet më vetëpërshkruese dhe bindëse kur thuhet u “llash trapa”, demek literalisht s’po punon mirë gjuha. Zakonisht përdoret për të pirët.
O llaçi bojs
Titull kënge e grupit “Ace of Bace”, që në origjinal është “All that she wants”. Kjo formë erdhi si pasojë e mosnjohjes së anglishtes në fillim të viteve ’90, kur kënga u dëgjua për herë të parë në Shqipëri. Ende përdoret edhe sot në radhët e njerëzve me njohuri të vakta në gjuhën angleze, por që e kanë qejf hitin e “Ace of Bace”.
Llare
Je çun për së mbari, iu jep muhabet të gjithëve, nuk e prish me njeri. Ndonjëherë ka edhe kuptim “lolo”.
Llazore
Femër që e lë veten pas dore, vishet keq, as lahet, as krihet, as mbahet.
– Mbaje një çikë veten, se je goxha vajzë, ç’më je veshur kështu, si llazore!Llosh
Dikush që është i ngathët, reagon me vështirësi, nuk kupton.
– Ai është llosh fare!– Je bo si llosh!
Llapë
Llapë është mënyra me të cilën çunat etiketojnë një pjeshkë që iu pëlqen shumë, e konsiderojnë seksi.
– Çër llape ajo, me lila!– Qeka llap’ fare!
Lloc
Ngec, nuk ke nga shkon.
– O zemër, lloca me cunat, nuk ikja dot për Zotin.
Llaskuc
Njeri lajkatar.
(Përdoret në Kosovë)
Llamariniste
Femër materialiste që vdes vetëm për makinat e fundit, dashnorin e zë në varësi të tyre.
– Je bo llamariniste fare!Llamarinë
Femër pa gjoks ose me gjoks shumë të vogël.
Llucë
Kur je bërë aq dru me bar sa nuk di më në je në gjendje të lëngshme a të ngurtë.
– Ishte bërë aq llucë, sa merrte formën e enës ku hidhej.