Mi bashkie

Përdoret nga tifozat e Partizonit për tifozat e Tironës. “Mi bashkie” sepse ekipi i tyre financohet nga bashkia. (shiko të kundërtën)

– Kush s’kërce o mi bashkie oè oè

Kjo është kënga që tifozeria e kuqe e këndon në stadium për të nxitur të gjithë të kërcejnë.

Mbrapsht

1. Një lloj gjuhe e përdorur nga të rinjtë tashmë prej shumë brezash, e cila kombinon rrokjet e një fjale duke iu ndërruar vendin. Në rastet kur fjala nuk ndahet dot në rrokje i shtohet një “ë” për të krijuar një rrokje të dytë.

– Lila, do shëvi për feka? (Lali, do vish për kafe?)
 
2. Lloj shpulle, që jepet me shpinën e dorës, shumë e dhimbshme. 
– Ta dhashë ndonjë mbrapsht buzëve!
 

3. Pozicion seksual ku mashkulli qëndron pas femrës (lopthi)

– I futa një teke mbrapsht!

 

 

Manall

1. Dru i gjatë, shul, që vendosej prapa derës për ta mbyllur në mënyrë të sigurt.

– M’u ul përpara një manall i gjatë, që s’më la të shifja gjë.
– Ik, o manall, se nuk ka vend për tre veta këtu, ulu andej.

2. Kar. Sinonime: hajdar.

Të dyja kuptimet përdoren për mashkullin e gjatë, por që është i pavetëdijshëm për bezdinë që shkakton me përmasat e fizikut të tij, apo për cilindo individ që ta sjell në majë të hundës, pavarësisht përmasave fizike.

Madamë

Grua e shkuar në moshë, pronare ose administratore e një bordelloje ose aty ku nuk lejohen bordellot punon vajza, i çon  të kryejnë marrdhënie seksuale me pagesë me meshkuj, prej nga përfiton hisen e saj ose favore të tjera nga meshkujt. Zakonisht atë vetë nuk e fut njeri në dorë, po asaj i digjet shpirti ta shkepin. Me vajzat sillet si shtrigë dhe i kërcënon, me forma më të sofistikuara po qenë të rangut më të lartë. 

– Pse tani e more vesh ti që Vera ishte madamë?

Molar

Përdorej gjerësisht në rrethin e Vlorës. I referohet kryesisht meshkujve.

1.Që trazon gjërat e të tjerëve për të vjedhur diçka, hajdut. Që është mësuar të marrë e të rrëmbej nga të tjerët, zhvatës.

– Ik ore molar.
– U bëre ti o molar?

2. I fëlliqur, i papastër në trup, në shtëpi etj., i ndytë. (shiko zgjebs, zhuls)

– Shiko pak atë molarin…
– I fole atij molarit?

3. E përdalë (për gratë).

– Kishte një grua molare.

Me lot

Kur rastis diçka shumë për të qeshur, nuk rri të shkruash gjatë, p.sh. “sa kam qeshur”, “ishte shume e fortë”, po shkruan vetëm “me lot” që nënkupton se ke qeshur me shpirt, me lotë dhe të ka pëlqyer shumë.

– Shihe këtë fjalorin “zhargonisht”.
(pasi e ka parë) Me lot.

Morr bythe

Njeri i ngjitur, që s’të shqitet asnjë çast dhe të ndjek gjithmonë nga pas. Vetia e tij dalluese nga fuksi (shih: fuks) është se nuk përçon informacione gjetiu. Morri i bythës qëndron gjithmonë pas shpinës sate, por pa pasur të përbashkëta me piçkëllonjën (shih: piçkëllonjë, kuptimi 2).