Polic dalboje

Me këtë emër quhej me tallje inspektori i policisë rrugore, që nga mesi i viteve ’80, për shkak të ngjyrës së uniformës së tij ngjyrëvjollcë të çelët – çka dukej si një variant i zbehur i uniformës së pjesës tjetër të efektivave të policisë popullore.

-Çar pune ka pas bo plaku?
– Me trafikun, ke parasysh, polic dalboje.
-Aaa, tashi e kuptova kujt i paske ngja kaq ezmere!

Peçist

Kjo fjalë portretizon mallistat që përdorin heroinë. Origjina e saj vjen nga fillimi i viteve ’90, si shkurtim i “petidinës”. Përdorej më tepër për përdoruesit e drogës, që kalonin shumicën e ditës te ish parku Rinia në Tiranë. Gjithashtu përmendet edhe te filmi shqiptar “Unë, ti dhe Kasandra“.

Piçkmongëz

Piçkë që s’të lë gjë mangut (prej nga e ka origjinën edhe vetë fjala), që s’ta lë fjalën pa e kthyer. Femër provokuese, që qëndron mbi gjithë femrat e tjera, por edhe me tipare tradicionale burrërore. Është e fjalës dhe muhabetit, por edhe e ëmbël dhe femërore, atëherë kur i do piçka. Në qëlloftë të jetë zonjë shtëpie, nuk i mungojnë paratë.

Piçkëllonjë

1. Femër e vendosur për të treguar epërsinë e saj seksuale ndaj sishoqeve të veta nëpërmjet ekspozimit të sa më shumë pjesëve të trupit përmes veshjeve ekstravagante dhe ngjyrave verbuese (prandaj dhe mbaresa –llonjë, si xixëllonjë). Kjo femër shkon paketë bashkë me sjelljen gjithë naze, që të këput muskujt e bythës. Imitim i shpëlarë i modelit Perëndimor sex appeal.

– Ueeee, ma kap i çik atë piçkëllonjën si m’i tund bythët, ma hoqi trunin!

2. Përdoret për meshkujt që kanë përqafuar idealet e lëvizjes LGTB.

– O lale, mos t’shof mo me atë piçkëllonjën, se na fëlliqe.

3. Përdoret edhe në komunikimin mes shokëve, duke nënkuptuar afrimitet dhe mbështetje të sinqertë miqësore.

– Ho me piçkëllonje, 3 orë me u bo gati, nordhi Roza për kocka. (shih: Roza).

Pellazg

Sinonim me çeçen. Emër që përdoret për tipa dhe karaktere njerëzish të paepur dhe krenarë, të cilët pretendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe janë gati ta mbrojnë me çfarëdolloj kushti “të drejtën” e tyre. Zakonisht, argumenti i tyre kryesor është dhuna, metodë mbijetese e përdorur edhe nga paraardhësit e tyre, pellazgët. Sikundër e tregon dhe vetë emri, janë mbrojtës së teorisë pan-pellazgjike, paçka se mund të ngatërrojnë ilirët me pellazgët.