Procesi i zbukurimit të gocave kur nuk kursenin trukun dhe kremin pudër, pasi ishin larë, krehur dhe veshur rrobat me seksi para xhiros në bulevard të dielave. I njohur ndryshe edhe me termin “suvatim”. Vjen nga terminologjia e teknologjisë ruse (РЕМОНТ КАПИТАЛ), e përdorur gjerësisht në Shqipërinë e para viteve ’90. Ishte procesi i çmontimit dhe rimontimit të makinerive, duke i risjellë në funksionim pothuajse si të reja ose rikthimi në gjendje. Shpeshherë rinovoheshin dhe u shtoheshin kapacitete të reja.
– Goca, ika t’i fus nji remont kapital se kom takim me njonin.Kategori: R
Ç’i qi robt!
Të mos e vrasësh mendjen për diçka.
– Jam mërzitur sot se kam ngel pa lek.– Ç’i qi robt me plako!
Robqir
I referohet një personi, i cili shfaq cilësi përgjithësisht të papranuara në rrethin shoqëror. Individ që spikat për veprime me natyrë mashtruese dhe pabesi. Zakonisht shoqërohet me mbiemrin “i mutit” që të shtoje nivelin e robqirllikut.
– Ma futi robqiri i mutit!Raketë
Gjoksi i një vajze zakonisht i mbajtur lartë me recipeta me të përforcuara nga poshtë ose në mënyrë natyrore dhe të ekspozuara me anë të bluzave të ngushta në formë raketash.
Ka lindur nga një djalë që shumë vite më parë pyeti një vajzë:
– A je për luftën apo për paqen në botë? – Për paqen natyrisht, – tha ajo. – Po atëherë përse këto dy raketa i ke ngritur gati për të goditur?Rika
E folme mbrapsht për: kari.
Roza
Emër i përveçëm, zakonisht përdoret për qentë femra. Haset në shprehjen: Nordhi Roza për kocka, d.m.th., më mori uria, vdiqa për të ngrënë/për të pirë.
R.P.P.G.
Akronim për: rashë, pashë pidh grash.
Riza
Cigare, zakonisht të blera të hapura.