I referohet jashtëqitjes, si më e zbutur.
Kategori: T
Tutkun
I referohet dikujt që nuk di, është budalla, i trashë, nuk di të flasë dhe të argumentojë, out fare
– Ik ere tutkun…Teke
Kryej marrdhënie seksuale me dikë, zakonisht një e shpejtë.
– I futa nji teke asaj!
M’u llash trapa
Lojë me rrokjet e fjalës “m’u trash llapa“. Prej kësaj buron edhe llashje.
Plotësuar nga Gzili: Një variant i pjesshëm i trashjes së përgjithshme (shih “trashem“), i ngjashëm me anestezinë lokale. Bllokim apo vështirësim i rendit normal të të folurit. Shkaktohet nga lodhja, veprimtaria hiperaktive e gjuhës, intoksikimi me lëndë dehëse.
Shprehja bëhet më vetëpërshkruese dhe bindëse kur thuhet u “llash trapa”, demek literalisht s’po punon mirë gjuha. Zakonisht përdoret për të pirët.
Trashem
1. Hutohem, shpërqendrohem (sinonim llashem)
-U trasha fare, e harrova gjithë pjesën2. Më lodhet koka (sinonim ënjte)
– Na trashi ajo e kimisë, daku!-Boll se na trashe me kët muhabet!
3. Dehem
– Ika unë, u trasha me një tekeMe këtë të fundit lidhet edhe shprehja “m’u trash llapa”.
Plotësuar nga Gzili:
Të shndërrohesh momentalisht në rob të trashë apo të dukesh si i tillë. Të të kaplojë trashja. Trashja paraqitet në dy lloje kryesore: përjetimi i habisë dhe hutimit njëkohësisht, shoqëruar me shtangie, si edhe mërzia në kufi të padurimit. Tulatja si pasojë e intoksikimit me substanca psikotrope njihet po ashtu si trashje. Por trashja më e rrezikshme shkaktohet zakonisht vetvetiu, nga efekti i thjeshtë i kalimit të kohës bosh.
Tosllak
I referohet dikujt që nuk merr vesh fare për fushën që po flitet.
– Ik moj tosllake se le nam!Lezbike teknoçoni
E ka prejardhjen nga refreni i këngës “This beat is technotronic” të grupit Technotronic, e cila doli në fund të viteve ’80 dhe ishte shumë popullore në Shqipëri gjatë viteve ’90. Vihej vazhdimisht në “disko shpie” dhe lindi për shkak të moskuptueshmërisë së vargjeve në anglisht: “This beat is technotronic“. Duhet të theksojmë se kur kërcehej fjala “lezbike” këndohej me pasion të madh.
– Ma vej içik atë Lezbike teknoçonin aman!
Tyç
I trashë, nuk thith fare. Si vecori shtesë nga robi trashë, ka edhe kokëfortësinë.
– Ça merresh me ate, më ‘lla?! Ai është tyç fare!Tajare
Tajare janë aeroplanët e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Haset sidomos në shprehjen tironse “Je ftof n’tajare” që nënkupton se je ftohur.
Torobello
Budalla, i pamend, kokëbosh. I trashë, i mefshtë, që nuk mbush mirë.
– Qenke torobello fare ore!Torollaçkë
Ofenduese. Femër që nuk merr vesh (tarallake).
– Ik, o torollaçkë!Trumcak
1. Si zog. Që sillet apo vepron si zog, jo i natyrshëm, i ngathët, deri në trajta vonese mendore.
– Shiko këtë trumcakun. – Mu si trumcake.2. Përdoret edhe si ngacmim mes shokësh.
– Pse sillesh si trumcak?Trip
Gjendje e shkaktuar nga droga. Shprehje rruge, kryesisht e kullerave në Kosovë.
– Ma prishe tripin. – Ma zuri me një trip t’keq, ma fiksoi.(Përdoret në Kosovë)
Trongull
Në gjuhën e Tiranës, trongull apo trangull, është një njeri që ka inteligjencë nën mesataren.
Bythë turtulli
Një njeri që nuk i pushon goja, mundësisht flet edhe shpejt, sikur harron të marrë frymë (shiko edhe Futi t’katrin).
– Kjo Alketa është bythë turtulli komplet!
Tedhjetleksh (80leksh)
Zyrtarisht AGBV (Anëtar i Grupeve të Bashkuara Vullnetare) ishin spiunë lagjeje vullnetarë civilë, që merrnin një shtesë prej 80 lekësh (të vjetra) në muaj, për spiunlliqet që bënin. Ishin krahu i djathtë i policisë. Ndryshe quheshin edhe fuksa.
Toç kuklle
I referohet një personi kokëbosh, që ashtu si toçi (koka) i një kukulle bën jehonë kur troket në të.
Kujdes në përdorim, sepse disa persona e kuptojnë si koka e organit mashkullor.
Tallagjare
Femër që merr nëpër gojë këdo dhe që interesohet për çdo gjë që ndodh në lagje, në punë dhe kudo dhe i transmeton ato që dëgjon ashtu siç ia pret rradakja e vet.
Tyryfyle
Një tipe që fluturon për çdo gjë, ose njëra që ka tru, po nuk di ta perdorë. Përdoret edhe për çdo person që nuk mendohet gjatë para se të flasë apo te japë një ide.
– Tyryfylja erdhi dhe me vonesë dhe nuk kërkoi falje, por tha një tufë broçkulla.Tim Kaçurrelsi
Organi gjenital mashkullor, kari. Nuk ka lidhje me kaçurrels, pasi në rastin tonë, Tim Kaçurrelsi shquhet për shtëllungat e konsiderueshme të leshit që e rrethojnë.
Trap
I trashë, që nuk merr vesh, ndonjëherë i shpërqendruar ose kur bën ndonjë budallallëk.
– Ai është trap fare! – Sa trape që jam!I thuhet ndryshe bythës, në një formë gjoja më të moderuar, për të mos përdorur fjalën “bythë”.
– Na çave trapin!Tegel
Shkoj me dikë në shtrat.
– I futa një tegel asaj.Tapë-topi
Kur nuk ke mësuar fare.
– Ishallah nuk më ngre kjo, se jam tapë-topi!