Kuptimi i parë i kësaj fjale është testikul.
-Më dhemb koqja e majtë…
-Po ik vizitohu mër kar!
Një kuptim tjetër i kësaj fjale, është diçka e vogël në formë kokrre ose të rrumbullakët.
-Ik na blej nja 4 koqe vezë te dyqani.
Përdoret për të përcaktuar një person, i cili nuk është treguar shumë i zgjuar.
-E dëgjove të fundit nga Nard Ndoka?
– Jo, çfarë mençurie tjetër ka thënë koqja?
Gjithashtu, nënkupton një aftësi për të qenë argëtues përtej kufijve të pritshmërisë.
Personi A i tregon personit B një histori shumë të çmendur dhe qesharake që i ka ndodhur.
-Hahaha ..sa koqe qe je!