Zakonisht përdoret në rrethin adoloshentesk, është për të theksuar se sa seriozisht e ka personi që flet. Është ndërthurje e betimit: “Qafsha të gjithë” dhe “Për Zotin”.
Etiketë: Nga Floshkito
Piç bythe
Përdoret për të minimizuar në maksimum vlerën e personit në fjalë. Është e barazvlefshme me “kalama”.
– Ai o i piç bythe që s’e llogarit njeri.Kalafmi
Për të theksuar fort se sa i papjekur është bashkëbiseduesi i thuhet ky term, i cili është një bashkim i “kalama” dhe “fëmijë”.
– Dava kalafmish…Dyst
Përdoret për të përshkruar se sa rehat është dikush nga mendtë e kokës.
– Ai është dyst, 12 i rri sahati.Zog note
Janë personat që rrijnë zgjuar natën nëpër festa, bëjnë jetë nate apo thjesht njerëz që flenë pak.
– Je bo zog note fare, të del gjumi në 4 masdite, le nom!Hizër
Hizrat janë persona të ngjashëm me skuthat vetëm se perveçse përdorin gjithçka kundër teje, ajo që thonë, djeg shumë. Gjithashtu veprojnë në heshtje dhe fshehtësi.
Skuth
E përafërt me fuksin, skuthi është një person që nuk ndihet, blen shumë duke dëgjuar e mbledhur shumë informacion, për ta përdorur kryesisht për keq. Të gjitha veprimet i bën në heshtje dhe fshehtësi.
– Bënte si i urtë, po na doli çun skuth. – Skuthi mutit.Toç kuklle
I referohet një personi kokëbosh, që ashtu si toçi (koka) i një kukulle bën jehonë kur troket në të.
Kujdes në përdorim, sepse disa persona e kuptojnë si koka e organit mashkullor.
Poç
Kokëbosh, toç kuklle.
– Ik mër poç anej, sa i trashë qeke.Lila
Lloc
Ngec, nuk ke nga shkon.
– O zemër, lloca me cunat, nuk ikja dot për Zotin.
Zar
I referohet një personi, i cili rri si hije nga pas dikujt tjetër dhe i shërben në forma të ndryshme.
-Ai është zari im, e çoj me ble cigare. – Ho me, se kemi kët’ zarin!Shumfloksh
Përdoret për persona me shumë flokë ose në paradoks për qerosët.
– Hë mër, shumfloksh, qeke qeth, ë?Bob
Njeri trim, sypatrembur. Person interesant, “cool”. Çun / gocë tamam.
– Nuk ta ka me t’futme, është çun bob ai. – Ku do me dit ajo, është gocë bobe.