Konviktore

Fjalë që personifikon femrën provinciale, injorante, pak baxhellë, pak te emancipuar (artificialisht), pabukse, zhulse dhe të paskrupullt. Konviktorja është modeli i femrës që zakonisht vjen erë djersë, pasi nuk e ka qejf ujin, por që floket i ka prej ditësh të krehur drejt te parukeria. Nuk është domosdoshmërisht nga rrethet dhe nuk jeton domosdoshmërisht në konvikt. Më shumë se përkatësi vendi tani është përkatësi mënyre të jetuari ose sjelljeje.