I referohet jashtëqitjes, si më e zbutur.
Etiketë: Nga Morena
Thithkë
I referohet dikujt që është i shëndoshë, mbipeshë.
– Kur u bë dhe ajo thithka, nuk durohet!Spurdhjak
Njeri që rri nën hije që përfiton nga situatat e ndryshme. Përdoret edhe për fëmijë të vogël mistrec.
Çiçi
I referohet urinës, zakonisht përdoret për fëmijët e vegjël
– Do bësh çiçin t’keqen mami? – Më shpëtoi çiçi….Si kau pelës
Përdoret kur ia fut kot muhabetit, flet pa lidhje. Ka konotacion seksual, është njësoj sikur një ka të shkojë me një pelë, pra pa lidhje.
– Ia ke fut si kau pelës, më mirë mos fol më!Tutkun
I referohet dikujt që nuk di, është budalla, i trashë, nuk di të flasë dhe të argumentojë, out fare
– Ik ere tutkun…Kanceroze
I referohet dikujt që e ke shumë inat, që bën veprime të këqija, njeri i keq.
– Ajo kancerozja i bëri gjërat lëmsh!Dede
I referohet dikujt që është i padjallëzuar, i urtë, naiv.
– Gjynah i shkreti, është dede fare!Manof
I thuhet dikujt që nuk merr vesh nga bota rrotull.
– Ik o manof i dreqit, se le nam!– O, po ajo është manofe!
Koqe kandari
I referohet dikujt shumë budalla, që nuk i mendon gjërat mirë (shiko koqe)
– E pranoi vendin e punës? – Jo – O, po ai është koqe kandari fare, ça pretendon më shumë?Hallall
1. Kur përgëzojmë dikë për diçka të mirë që ka bërë.
– E more provimin? – Ëhë! – Hallall!2. Kur i falim dikujt diçka
– Ma jep një cigare se ta jap nesër. – Nuk e du fare, e ke hallall!Mukaheti
Është si shprehje kur duam të justifikohemi për diçka që nuk e kemi bërë akoma.
– Pse nuk e ke qepur fustanin? – Po ja mukaheti, ja sot, ja nesër… – Akoma pa ‘nor ti? – Mukaheti thuaj…Vruk
Është zhuli i grumbulluar.
– Ke zënë vruk.Kararrospi
Shkalla sipërore e ofendimit për një femër që shkon me shumë meshkuj njëkohësisht ose që bën veprime të ulëta.
Çyryk
Mund t’i thuash një personi që duket sikur ka sjellje të çuditshme dhe që nuk i funksionon një pjesë e trurit.
– E la punë ajo çyrykja… – Ai çyryku u zhduk, nuk ka lënë as numër telefoniRrip
I referohet dikujt që nuk merr vesh. Përdoret edhe “rryp”
-Po ai është rrip fare…Derman
Përdoret zakonisht kur qahesh për hallet.
– Aman! Më bëj derman… – Nuk po gjej derman…Tosllak
I referohet dikujt që nuk merr vesh fare për fushën që po flitet.
– Ik moj tosllake se le nam!