Kërrnac

Çdo qindarkë që prish mendohet 100 herë saqë  ia prish mendjen dhe s’e prish fare.  P.sh. Skruxhi njihet si personazhi legjendar që e persifikon më së miri këtë fjalë. Ndërsa në Shqipëri e mbajnë rekordin gjirokastritët.

-Kërrnaci as që u mundua ta nxirrte portofolin.

Rrotë

Sinonim për dikë që e kualifikon si tepër primitiv dhe i prapambetur, mund të shoqerohet edhe me ndonjë mbiemër tjetër, që mund t’i vijë për shtat karakterit të tij ose të saj.

– Niku përfundimisht është rrotë fare. (shiko edhe pallosh)

– Ti je rrotë kari!
– Ajo është një rrotë kurve, që leje mos e fol!