Remont kapital

Procesi i zbukurimit të gocave kur nuk kursenin trukun dhe kremin pudër, pasi ishin larë, krehur dhe veshur rrobat me seksi para xhiros në bulevard të dielave. I njohur ndryshe edhe me termin “suvatim”. Vjen nga terminologjia e teknologjisë ruse (РЕМОНТ КАПИТАЛ), e përdorur gjerësisht në Shqipërinë e para viteve ’90. Ishte procesi i çmontimit dhe rimontimit të makinerive, duke i risjellë në funksionim pothuajse si të reja ose rikthimi në gjendje. Shpeshherë rinovoheshin dhe u shtoheshin kapacitete të reja.

– Goca, ika t’i fus nji remont kapital se kom takim me njonin.