Peçist

Kjo fjalë portretizon mallistat që përdorin heroinë. Origjina e saj vjen nga fillimi i viteve ’90, si shkurtim i “petidinës”. Përdorej më tepër për përdoruesit e drogës, që kalonin shumicën e ditës te ish parku Rinia në Tiranë. Gjithashtu përmendet edhe te filmi shqiptar “Unë, ti dhe Kasandra“.

Baxhellë

Sinonim i fjales “kurvë”. Origjina e kesaj fjale është e debatueshme. Disa thonë që vjen nga pusetat e hapura të Tiranës, e disa nga armët ushtarake, si p.sh.: tyta e Mortajës apo Antitanku.
Përdoret kryesisht kundrejt femrave për të vleresuar karakterin e tyre e gjithashtu për t’i rikujtuar të tjerëve numrin e madh të raporteve seksuale të femrës.

Kur përdoret në rastin e meshkujve është edhe më keq, është një mashkull pa karakter, që flet lart e poshtë, ta fut, nuk njeh shoqni e as burrni.