Përdoret në jug për “vizitor i huaj, i panjohur” për vendasit. Boti vjen nga botë, pra diçka e përgjithshme. Ndaj kjo fjalë është më asnjanëse se “i panjohur” e cila seç ka një sens negativ që ia jep parashtesa mohuese “pa”. Boti është përkufizim pozitiv, njeri i botës.
– Të kërkon llogari boti (të kërkon llogari tjetri, pra mbetet përsëri anonim, i pashquar). – Po vijnë dy botër (po vijnë dy vizitorë që nuk po i dalloj dot se kush janë).Etiketë: Nga Udha
Bakabond
Fjalë që përdorej nga pensionistët, kryesisht nga aktivistët e Frontit Demokratik, në kohën e Partisë së Punës, në vend të “vagabond”. Tani përdoret me humor nga të rinjtë (viktimat e djeshme të fjalës “bakabond”).
– Ore bakabond, ç’ke që e ngacmon vajzën.Ashtu është
Ndërkohë që tregon miratim, shpesh kjo shprehje përdoret pikërisht për të mos thënë asgjë, pra të lejon të mos thuash asgjë e të dukesh sikur thua, pikërisht se nuk do që të japësh mendimin konkret.
– Tani, ajo ashtu është…Të çaftë ujku!
Mallkim, shprehje që përdorej më shumë në fshat, por nga fshati erdhi në qytet. Përdorej p.sh. në raste trafiku, kur i thoshte shoferi-shoferit:
– Ku shkon, o të çaftë ujku!