Jeshtri boklla

Shprehje, e folme mbrapsht për “shtrije kabllin”. Veprim që zakonisht nënkupton triumfin e personit që thotë shprehjen dhe nënshtrimin e tjetrit, ku marrëdhënia seksuale është simboli i nënshtrimit. Tek shembulli: “Hajde kur e lamë, se jeshtri boklla pastaj”, kumtuesi kërkon t’i shpjegojë tjetrit se po u vonua, do t’i shtrijë kabllin. Në këtë rast “kablli” është organi seksual mashkullor. Haset edhe në fraza si:

– Po t’u prish menia, jeshtri boklla pastaj, s’kena llafe!

Por shprehja mund të marrë edhe në formën pësore, si tek: “Ho me, n’ça ore e lamë, apo ke fillu jeshtri boklla?” ose: “O ti, boll me jeshtri boklla, se na çave trapin!” Në këtë rast kumtuesi kërkon të thotë se tjetri ka filluar të mashtrojë, pra t’i shtrijë kabllin shokut duke mos u treguar korrekt.

Shënim: shprehja e ka zanafillën në kohën kur shqiptarët shtrinin kabllot e korrentit për të vjedhur energji elektrike direkt nga kabina apo nga telat e shtyllës dhe kur CEZ quhej ende NISh Elektriku.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s