Aspi Karralloi

Emër i përveçëm. Aspi Karralloi është një personazh mitik, i lindur dikur pas Luftës së Dytë Botërore, por i pa regjistruar në asnjë regjistër lindjeje.

1. Përkufizon personin mendjelehtë, që nuk e vë ujin në zjarr për asgjë,  duke i bën dëm vetes dhe të tjerëve.

2. Përkufizon edhe njeriun që bën sikur di gjithçka, por në fakt nuk di asgjë. (Për antonim, shih përkufizimin 3).

3. Përkufizimi 3 është antonim i përkufizimit 2. Nënkupton njeriun që di gjithçka, por që shtiret sikur s’di asgjë, zakonisht për të rrëshkitur (shih: rrëshkas) nga një situatë e pakëndshme, për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi.

Shkurt përdoret edhe si aspi apo karrallo.

– Mos boj si aspi.
– E kisha me aspi (nuk e kisha me gjithë mend).
Iku karralloi, dhe s’mi solli çelsat, ngela përjasht.

2 mendime mbi “Aspi Karralloi

  1. Nje emer i ngjashem eshte edhe Shteme Kellupi, ose Aqif Kopertoni. Te dyja keto kane ardhur drejt zhdukjes. Ne dallim nga Aspiu ato marrim me shume atributet e personit anonim e te parendesishem, qe s’do t’ia dije njeri per te.

    Pëlqyer nga 1 person

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s